Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës pritet të mbahet sot në orën 18:00.

Sot në orën 14:30 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit, për të caktuar mbajtjen e seancës për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Sipas medias kosovare, në takimin e Kryesisë do të marrin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare në Kuvend.

Ndonëse, zyrtarisht nuk është konfirmuar, pritet që Kryesia të thërrasë për sot seancën për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Për postin e presidentit kandidojnë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.

Që të dy këta kandidatë ishin pjesë e Listës së Vjosa Osmanit, që në zgjedhjet e 14 shkurtit ka garuar në kuadër të Listës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Kujtojmë se në seancën e jashtëzakonshme të thirrur mbrëmë ka dështuar të kalojë Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA