Aleanca e përjetshme/ Çfarë do ndodhë mes Trump dhe qeverisë së majtë në Angli
06/11 20:09
Me 81.466 raste të koronavirusit të ri (COVID-19) të regjistruara brenda 24 orëve të fundit, India ka arritur nivelin më të lartë të numrit të rasteve ditore në 5 muajt e fundit.
Sipas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë së Indisë, përfshirë 81.466 rastet e reja me COVID-19 numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 12.303.131.
Në 24 orët e fundit në mbarë vendin kanë vdekur 469 persona nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm është rritur në 163.396.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në “vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe në vendin e katërt për sa i përket numrit të viktimave”./AA
Top Channel