Varur në 828 metra, punëtorët nepalezë pastrojnë ndërtesën më të lartë në botë në Dubai
Qindra gra transgjinore në Tailandë kanë marrë sot konfirmimin se nuk janë të detyruara të kryejnë shërbimin ushtarak, pasi duhet të paraqiteshin në takimet e rekrutimit të burrave.
Në Tailande çdo mashkull me moshë 21 vjeç ose më shumë duhet të bëjë regjistrimin fizik në ‘llotarinë’ e rekrutimit për shërbimin dy-vjeçar ushtarak, para se të zgjidhet sipas rastit nga zyrtarët e ushtrise.
Gratë transgjinore, të cilat janë ‘mashkull’ në çertifikatat e lindjes, janë të detyruara të marrin pjesë në eventet e rekrutimit për të provuar gjininë e tyre të re, me të cilët fitojnë përjashtimin nga ushtria, pasi gratë transgjinore nuk lejohen në ushtrinë e Tailandës.
Mes tyre ishte dhe fituesja e konkurseve të bukurisë, 23 vjeçarja Narisara Aonwang, e cila erdhi në qendrën e rekrutimit për të provuar se kishte ndryshuar seksin.
Ajo tha: “Nuk kam frikë të kryej shërbimin ushtarak madje dëshiroj ta bëj, por ushtria tailandeze ende diskriminon ndaj femrave si unë”.
“Ne duhet të kemi të drejta si të gjitha gratë e tjera. Nëse do të na lejojnë, edhe ne të rekrutohemi unë do të jem e para për t’u regjistruar”.
Narisara paraqitet për të tretin vit radhazi në event për të provuar gjininë e saj, dhe do të duhet ta bëjë këtë deri në moshën 26-vjeçare.
Në diten e parë të regjistrimit në Phitsanulok, 284 të rinj u paraqitën por vetëm 67 u pranuan në ushtri. Prindërit e të përjashtuarve brohorisnin jashtë qendrës së rekrutimit.
Tetë për qind e popullatës së Tailandes është regjistruar si transgjinore ose LGBT, megjithë kufizimet e të drejtave të tyre.
Përvec përjashtimit nga ushtria ky komunitet nuk merr avantazhet që çiftet heteroseksuale marrin pas martesës.
Top Channel