Shkodër/ Zjarr në kuzhinën e një kopshti, panik tek fëmijët dhe edukatoret (FOTO)

02/04/2021 15:46

Një zjarr i shkaktuar nga një bombol gazi ka tronditur fëmijët e një kopshti në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Perash” ditën e sotme dhe mësohet se zjarri ka rene në kuzhine duke u përhapur me shpejtësi.

Fatmirësisht fëmijët janë larguar në kohë duke i shpëtuar zjarrit dhe tymit.

Edhe me heret, në institucionet arsimore në Shkoder, në kopshte dhe në shkollat 9 vjecare e ato te mesme janë regjistruar incidente të tilla të shkaktuara nga përdorimi i bombolave të gazit.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel