“She’s On Top” hap audicionet/ Nis përzgjidhja e vajzave nga produksioni i “E Diell” në Top Channel

02/04/2021 20:30

Ditën e sotme “She’s On Top” ka hapur audicionet.

Me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme nga të gjitha trevat e Shqipërisë, shumë vajza të reja kanë marrë guximin për tu bërë pjesë e një prej formateve televizive më te suksesshme në vend.

Juria e udhëhequr nga autorja e kësaj rubrike, Argjirja Spanca, shfaqet këtë herë pëpara një sfide, për të qenë sa më vigjilente dhe e kujdesshme në përzgjedhjen e konkurrenteve që do të jenë pjesë e “She’s On Top”.

Ndonëse në audicionet e ditët së sotme kanë qenë më shumë se 1000 vajza të cilat kanë marrë pjesë, audicionet do të mbahen te hapura edhe në ditët në vijim. Por për këtë do të pritet një njoftim i dytë nga produksioni i “E Diell”.

Programi “E diell” nën autorësinë e producentit Eduard Manushi risjell sërish rubrikën “She’s On Top” këtë format që ka tërhequr vëmendjen dhe pëlqimin e shikuesve të top channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA