Maqedonia e Veriut të premten regjistroi 50 viktima nga koronavurusi dhe kjo është shifra më e lartë që vendi ka regjistruar në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë 19 viktima u regjistruan vetëm në Shkup dhe ishin të moshës mes 46 dhe 95 vjeç. Dyzetegjashtë prej tyre kanë vdekur në spitale dhe 4 në shtëpi. Numri i të përgjithshëm i viktimave me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur tani në 3.860, shumica prej tyre në Shkup.

Ndërkohë rastet e reja të regjistruara në 24 orët e fundit, janë 1320. Sipas të dhënave, deri më tani me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar rreth 132.000 persona nga të cilët mbi 20.000 janë ende raste aktive. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse, pasi sipas tij “vendi tani ndodhet në fazën më kritike të pandemisë”.

Ai gjatë hapjes së një spitali në qytetin e Prilepit tha se institucionet shëndetësore deri më tani me sukses po përballen me valën e tretë të virusit. Filipçe gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve që të paraqiten për vaksinim, si mundësi e vetme për të luftuar sëmundjen COVID-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA