Rama: Basha është i 4-i në bronz! Thërrasin ‘Rama ik’ se s’më mundin dot

02/04/2021 19:07

Kryeministri Edi Rama nga Berati ka ironizuar liderin e PD, duke thënë se në fakt ai nuk është i pari, por i katërti në atë parti pasi para tij vjen Sali Berisha, Ilir Meta e Monika Kryemadhi.

Kryeministri komentoi edhe shprehjet ‘Rama ik’ duke thënë se këto vijnë si rezultat pasi opozita e di që nuk e mund dot.

“Mbrëmë në atë emisionin atje fliste tjetri ka rënë konsumi vjet. Një rëni të konsumit vjet për shkak të qeverisë dhe bashkive apo për shkak të një goditje që mori gjithë bota dhe mbylljen e shumë aktivitete ekonomike. Sot e them këtë nga njëra anë kemi një grup një bashkim forcash reaksionare, forca regresive që pretendojnë që të sjellin ndryshimin dhe sillen sikur këtu të jemi në një situatë normale.

Del i pari ti tyre, në fakt është i katërtit, i pari është Saliu, pastaj Mata e më pas Kryemadhi dhe i katërti është ai Basha, i katërti në bronz dhe se si mund të marrë drejtimin e vendit me këtë nivel papërgjegjshmërie dhe paturpësie dhe me këtë nivel karakteri, ku sot mbrojtja e jetës dhe e shëndeti është mbi të gjitha partitë dhe qëllimet e tjera. Ç’na duhet rezultati i zgjedhjeve nëse bëhemi shkaktar për të plagosur njerëz dhe larg qoftë për të humbur njerëz. Edi Rama ka frikë përpara uragani. Cilit uragan? Atë të shkuarjes për lesh kolektivisht. Në emër të cilit ndryshim nga jeta në botën tjetër, po unë kam shumë frikë për jetën e atyre njerëzve dhe për dëmin që ajo sjellje mund të bëjë në jetën e atyre që nuk janë aty fare. Rama ik, Rama ik po pse? Sepse nuk të mundin dot”, tha Rama

Top Channel