Një tjetër vlerësim jepet për emisionin  investigativ “Top Story”, në Top Channel.

Çmimi është dhënë për dokumentarin “Mashtrimi me pilula”, i realizuar nga gazetarja Entela Barjamaj.

Ky dokumentar nxjerr në pah abuzimet që bëhen me recetat që lëshojnë mjekët. Vlerësimi i bërë nga prezenca e OSBE në Tiranë ka qenë për tre kategori; shëndetësinë, arsimin dhe pasojat e tërmetit të 2019.

Dokumentari “Mashtrimi me pilula” është vlerësuar nga OSBE si më i miri në fushën e shëndetësisë për vitin 2020. Ky dokumentar tregonte abuzimet me fryrjen e recetave me suplemente.

Në Shqipëri mjekët i lëshojnë recetat e suplementeve sikur të jenë medikamente. Kjo bën që xhepi i pacientëve të rëndohet më shumë. Në dokumentar u sollën raste të qindra recetave të fryra me suplemente.

Madje kishte raste të recetave që nuk përmbanin asnjë medikament por vetëm suplemente. Dokumentari tregoi se si abuzohet me besimin që kanë pacientët te mjekët, si dhe u denoncua dëmi ekonomik që u shkaktohet qytetarëve.

Në konkurs u vlerësuan edhe dy gazetare të tjera për arsimin dhe pasojat e tërmetit. Konkretisht u vlerësuar gazetarja Rashela Shehu në fushën e arsimit. Ndërsa për materialin më të mirë për pasojat e tërmetit u vlerësua gazetarja Sonila Mlloja.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA