Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur në mbrëmjen e së premtes, ka miratuar ndryshimet në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe të njëjtin tani ia procedon kuvendit.

 Kryeministri Albin Kurti tha se ndryshimet në këtë ligj janë në funksion të garantimit të drejtës së votës për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ai tha se me të iu mundësohet qytetarëve që jetojnë jashtë vendit, të mund të votojnë në ambasadat dhe konsullatat që Kosova ka nëpër botë. Ndryshimet në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme tani i procedohen Kuvendit të Kosovës, ku pritet të mbahet seancë plenare.

Ndryshimet në ligj, me propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje, do të bëhen me procedurë të përshpejtuar. Ky ligj vjen në kuvend para mbajtjes së seancës për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit dhe nga partitë opozitare, është cilësuar si shantazh. Por, më herët shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se ky ligj nuk është shantazh ndaj partive të tjera, por jetësim i një premtimi elektoral të LVV-së. Partia demokratike e kosovës, lidhja demokratike e kosovës dhe aleanca për ardhmërinë e kosovës, e kundërshtuan nismën duke e cilësuar të ngutshme.

LDK-ja, e cila ka thënë se do të marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit, e ka vlerësuar këtë nismë të LVV-së si “shantazh”. PDK në anën tjetër tha se cështja nuk duhet trajtuar me urgjencë pa patur mundësi që edhe institucione të tjera të japin kontributin e tyre. AAK në anën tjetër nuk e konsideron ligjin një prioritet.

Top Channel