Ftesë në 5/ Kap partnerin duke parë vajza seksi, ja si hakmerret Ana 2 e “Përputhen”

02/04/2021 20:42

Ftesë në 5/Kap partnerin duke parë vajza seksi, ja si hakmerret Ana 2 e “Përputhen”

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diksutua për standardin e ri të bukurisë përmes filtrave dhe editimeve që është vendosur në rrjetet sociale.

Pjesë e diskutimit ishin Ami Bekteshi, Daljana Sejdia, Antoneta Koçi dhe ish-konkurrentja e “Përputhen” Ana Kauri.

Kjo e fundit pranoi se bën fotoshop nëpër postime, por përpiqet të mos e ekzagjerojë siç bëjnë shpesh vajza të tjera.

E ndërsa Bieta i vendosi në disa situata, reagimi i Anës për njërën prej tyre ishtë tepër interesant.

“Kap partnerin duke parë foton e një vajze seksi, i bëj namin apo hyj në mendime të thella?”, kjo ishte situata për të cilën vajzat do të tregonin reagimin e tyre.

“Unë do bëja një foto edhe më të bukur se ajo vajza seksi, do e editoja edhe më shumë se ajo dhe do ia nisja partnerit në privat”, tha Ana. Reagim ky paksa hakmarrës që shkaktoi të qeshura në studio

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA