Ekonomi: Mbështetje bujqësisë/ Durrës, kandidatja socialiste takon fermerët në Katundin e Ri

02/04/2021 19:55

Kryesuesja e listës së Partisë Socialiste për Qarkun e Durrësit, Milva Ekonomi , në një takim me fermerëve të njësisë administrative të Katundit të Ri, shpalosi ambicien për sektorin e bujqësisë nëse Partia Socialiste konfirmohet për një mandate të 3.

MILVA: Nëse vitin e kaluar vendi ynë ka eksportuar 400 mln dollar, në vitin 2025 synohet rritje me 1 miliardë dollarë eksporte shqiptare. Përvec kësaj janë dhe skemat mbështetëse sic ishte së fundmi skema e naftës që ishte më e re që solli shteti. Ajo që do të ndodhë te skema e naftës është që nga ky vit që ne kishim 10 mln dollar në mbështetje të skemës vit për vit do të rritet deri sa të shkojë në 50 mln dollar

Kandidatja socialiste beson se mw 25 Prill shqiptarët kanë dy rrugë.

MILVA: 25 prilli është një moment kur duhet marrë një vendim, do të mendojmë për Shqipërinë e së nesërmes apo do të kthehemi te rrëmuja që ka bërë gjithmonë forca politike që është përballë nesh”,

Zonja Ekonomi bëri me dije se se në programin e Partisë Socialiste synohet dyfishimi i skemës kombëtare nga 8 milionë dollarë që është këtë vit, në 16 milionë dollar në vitin 2025, me qëllim mbështetjen e kulturave të mbjelljes si dhe shtim i fondit për programin IPARD III në 166 milionë euro.

Top Channel