Durrësi përgatitet për turistët/ Kryebashkiakja Sako premton ndryshime thelbësore

02/04/2021 15:34

Bashkia e Durrësit nis marrjen e masave për sezonin turistik.

Në një deklaratë për mediat kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako tha se këtë vit Durrësi do të ketë një pamje 360 gradë përsa i përket turizmit, duke synuar promovimin e aseteve kulturore që ka ky qytet. Sako shtoi se janë fondet e BE-së që u akorduan për rehabilitimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti që do të përdoren për këtë qëllim.

Aktualisht bashkia po merret me pastrimin e leshterikut në plazhin e shkëmbit të Kavajës, ndërsa në fillim të muajit maj do të bëhet plugimi dhe dezinfektimi i rërës. Ashtu si vitin e kaluar, raporti plazh privat-plazh public do të jetë 80 përqind me 20 përqind në favor të subjekteve private.

Në lidhje me masat shtrënguese për sektorin e hoteleri turizmit, kryetarja e bashkisë tha se beson se këtë vit masat do të jenë më pak shtrënguese se viti i kaluar pasi qeveria ka një plan për vaksinimin e personelit që është I punësuar në këtë sector.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA