Një grua britanike është dënuar me tre muaj burg për postimin e një fotoje nudo të ish të dashurit të saj, duke shtuar simbole të qeshurash në lidhje me masën e penisit të tij.
Gruaja bëri postimin pasi ish-i dashuri e kishte lënë, por sipas ligjeve të reja në Britani kjo sjellje përbën atë qe njihet si “pornografi hakmarrjeje” apo publikim imazhesh intime pa miratimin e personave të shfaqur.
Në postimin për 1300 ndjekësit e saj në Instagram, 30 vjeçarja Yasmin Walker, shkruante “Çfarë e ka ai këtë?”, duke iu referuar organit gjenital të ish-të dashurit, pas ndarjes me të.
Ajo madje vazhdonte më tej me komente ironike për mangësitë, duke i shoqeruar me ‘emoji’ të qeshurash, u tha sot në gjykatën e York.
Burri raportohet se i ishte lutur Walker të fshinte publikimin, çka gruaja e bëri vetëm pas kërcënimeve se do të njoftonte policinë.
Walker u dënua me ekspozim të imazheve private seksuale, por ajo pretendonte se i kishte shpërndarë gabimisht dhe se nuk kishte si qëllim t’i publikonte.
Walker është dënuar edhe më parë për sjellje kërcënuese dhe drejtim në gjendje të dehur, por avokati i mbrojtjes Graham Parker, tha se klientja e tij vuante nga stresi post-traumatik pas disa marrëdhënieve të mëparshme abuzive.
Parker shtoi se Walker ishte rrahur më parë aq keq nga një burrë, saqë ai u dënua me 12 vjet burg, ndërsa gruaja ishte verbuar në njërin sy, dhe kishte pasur nevojë për operacion plastik në fytyrë.
Gjykatësi tha se po jepte një dënim të reduktuar prej përpjekjeve të të akuzuarës për të rindërtuar jetën e saj.
Top Channel