Basha premton Vetting të ri: Strukturë të posaçme e cila do të merret me transparencën e burimeve natyrore në vend

02/04/2021 19:51
Lulzim Basha

Minatorëve të Kalimashit, Lulzim Basha iu foli për një vetting të ri.

Basha: J’ua thashë dhe naftëtarëve, po jua them dhe ju, do të kemi një strukturë të posaçme e cila do të merret me transparencën e burimeve natyrore të Shqipërisë. Dhe ata zyrtarë që do të merren me këto çështje do të jenë në një vëzhgim kaq të rreptë, saqë do të duket Vetting-u si shëtitje në park.

Ushqimeve tradicionale të zonës, Kryedemokrati nuk i rezistoi as ne Kukes.

Banorët e Kukësit ju ankuan kryedemokratit për emigrimin e të rinjve. Lulzim Basha u zotua për zgjidhje që frenojnë fenomenin.

Basha: Investimi i parë është rruga. Po s’pati rrugë s’ka asnjë gjë. Investimi i dytë është uji i pijshëm. Investimi tjetër është energjia elektrike.

Dhe kur i bëjmë këto investime pastaj mbetet edhe t’ju mbështesim me kredi të buta me grande. Të gjitha këto para që hidhen në këtë mënyrë kthehen 10 fish sepse të gjithë turistët që vijnë, sjellin me vete paratë e tyre, sjellin me vete edhe reklamën për nesër. Ndryshim do të thotë të hapësh vende pune, të rritësh rrogat e njerëzve dhe kur të ndodhë kjo të jeni të sigurt që një nga pasojat më të mira për Kukësin do të jetë që rinia do ta mendojë dy herë para se me ik.

Turi i takimeve të Bashës në Kukes u mbyll me një takim me të rinjte, ku iu parashtroi vizionin e Partisë Demokratike për ta.

Top Channel