Balla: S’jemi të dytët pas Gjermanisë në ekonomi apo shërbim shëndetësor, por Shqipëria sot është në të njëjtin nivel vaksinimi

02/04/2021 20:18

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se ditën e sotme Shqipëria është në të njëjtin nivel vaksinimi me vendin që ka ekonominë më të fortë në Evropë.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Shqipëria nuk vërtetë nuk është e dyta pas Gjermanisë në ekonomi apo shërbim shëndetësor, por sot është në të njëjtin nivel vaksinimi me vendin që ka ekonominë më të fortë në Europë.

Sipas Ballës është nder dhe privilegji i jashtëzakonshëm t’ju shërbejmë gjysheve e gjyshërve të Shqipërisë, në këtë kohë lufte ku me durim e këmbëngulje të madhe, po e fitojmë përditë përballjen me më të keqen!

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Ne nuk jemi të dytët pas Gjermanisë në ekonomi apo shërbim shëndetësor, por sot jemi në të njëjtin nivel vaksinimi me vendin që ka ekonominë më të fortë në Europë. Nderi është i gjithi i yni që kemi privilegjin e jashtëzakonshëm t’ju shërbejmë juve, gjysheve e gjyshërve të Shqipërisë, në këtë kohë lufte ku me durim e këmbëngulje të madhe, po e fitojmë përditë përballjen me më të keqen!

Top Channel