Vjedhja e argjendarisë në Gjirokastër, identifikohet autori dhe shpallet në kërkim

01/04/2021 13:50

Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se është autori që vodhi, nën kërcënimin e armës, një argjendari në Gjirokastër.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, në lagjen “18 Shtatori”. Shtetasi me iniciale A.M., i cili më parë është dënuar për vjedhje, plagosje dhe dhunë në familje, po kërkohet nga policia.

Njoftimi i policisë:

Policia e Gjirokastrës, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta bëri të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të njërit prej të autorëve të dyshuar, shtetasit A. M., 40 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky shtetas ka vuajtur më parë dënimin për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”.

Shtetasi A.M. dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, nën kërcënimin e armës, ka  vjedhur në një argjendari në lagjen “18 Shtatori”.

Strukturat hetimore të DVP Gjirokastër po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, veprime të mëtejshme.

Top Channel