Riparim edhe pallateve të vjetra/ Kryebashkiakja e Durrësit dhe kandidatja Klodiana Spahiu, takim me banorët

01/04/2021 15:22

Kryetarja e bashkisë Durrës Emiriana Sako së bashku me kandidatet e PS për qarkun Durrës Klodian Spahiu dhe Keida Ferra zhvilluan takime me banorë të lagjes 9 dhe të lagjes 15 në Spitallë.

Kryebashkiakja foli për investimet e kryera deri me tani si dhe fillimin e rehabilitimit te pallateve të ndërtuar para vitit 1993.
Klodiana Spahiu, kandidate socialiste tha se shpejt nis investimi për ujësjellësin që do garantojë ujë 24.

Në Durrës po realizohen investime madhore si Eko-parku, lagjja e re me 1000 apartamente në Spitallë, ndërsa së shpejti nisin punimet për portin e ri turistik.

Top Channel