Rama thumbon opozitën: Thonë se populli ja futi kot 8 vite më parë. Të mos harrohet arsyeja përse nuk e meritojnë një shans tjetër

01/04/2021 16:36

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një takim me qytetarët në Kavajë, ku ka ironizuar deklaratat e PD duke thënë se sipas tyre, populli ja futi kot rreth 8 vite më parë kur zgjodhi PS.

Ndër të tjera, Rama thekson se nuk duhet të harrohet pse nuk e meritojnë shansin tjetër për tu rikthyer në qeveri.

Rama: Me gojën e tyre thonë 8 vjet më parë ndodhi një aksident dhe nga ky aksident, PD humbi dhe PS fitoi. Pra sipas tyre, populli ja futi kot sepse duhet të vazhdonte të mbante po ata. Kjo tregon se nuk kanë nxjerrë asnjë mësim, nuk kanë bërë asnjë reflektim.

Besoj që shqiptarët do vazhdojnë rrugën e ngritjes, por sidoqoftë është e rëndësishme që këto ditë të mos harrohet të thuhet përse ata nuk e meritojnë një shans tjetër sepse shumë kush harron dhe nga ana tjetër jam i vetëdijshëm që njerëzit e ndershëm, të mirë, që jetojnë me punën e tyre, që presin më shumë, kanë të drejtë të jenë të mërzitur, të pakënaqur, kanë të drejtë të kërkojnë shumë më shumë nga ne dhe jemi të detyruar të pranojmë se ata kanë të drejtë.

Ne përpiqemi të jetojmë me kohën e sfidat e kohës.

Top Channel