Përplasja në qendrën e vaksinimit/ Komisionerët e PD donin të nxirrnin nga shkolla të moshuarit: Ambienti është për zgjedhjet

01/04/2021 19:57
Ilustruese

Vendi ku po vaksinohen të moshuarit në Malësinë e Madhe u bë një ditë më parë arenë e një incidenti mes komisionerëve të PD në zgjedhje dhe gardës së republikës.

Vaksinimet kryhen në ambientet e shkollës “Abdyl Bajraktari” e cila është caktuar nga KQZ si qendër votimi. Në kohën kur në qendrën e vaksinimeve ndodhej edhe kryeministri Rama me ministren Manastirliu, komisionerët e PD shkuan për të kërkuar lirimin e ambIentit 25 ditë para ditës së votimit dhe sipas kryeministrit ata kërkuan që të nxirreshin jashtë të gjithë të moshuarit.

Dega e Partisë Demokratike në Malësinë e Madhe, pretendon se komisionerët janë dhunuar teksa po zbatonin rregulloren e KQZ.

Top Channel