Ilustruese

BERAT- Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Burg pa afat: për dy të rinjtë Elsjon Myzyri, 21-vjeç dhe Xhuljano Mollaj, 27-vjeç si dhe për shtetasin E.L,i shpallur në kërkim.

Pas informacioneve të marra nga Policia se këta shtetas posedonin lëndë narkotike në mjetin e tyre, nga ana e Policisë, në aksin rrugor Poliçan-Berat, në vendin e quajtur “Qafa e mullirit” u organizua puna për ndalimin e tyre.

Shtetasit e lartpërmendur nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, i kanë kundërshtuar ata duke goditur me mjetin e tyre mjetin e Policisë dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.

Menjëherë shërbimet e Policisë u vunë në ndjekje për kapjen dhe ndalimin e tyre. Gjatë ndjekjes konstatuan se këta shtetas kanë hedhur nga mjeti i tyre një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Top Channel