Viti 2016 ishte i mrekullisë për futbollin shqiptar e sidomos për kombëtaren shqiptare.

Ishte viti kur kuqezinjtë me Gianni De Biasin në krye bënë historinë teksa për herë të parë në historinë e saj përfaqësuesja jonë u kualifikua për në fazën finale të një Evropiani siç ishte Euro 2016, një kompeticion që e mbylli me një fitore atë ndaj Rumanisë 1-0. Një sukses që ngriti peshë të gjithë shqiptarët tifozë apo jo e sidomos qeverinë e vendit. Autoritetet më të larta nuk i kursyen nderimet për Kuqezinjte duke iu dhënë e pasaportave diplomatikë si ‘ambasadorë të mirë’ të Shqipërisë në Evropë

Por duket se gjërat dhe perceptimi ka ndryshuar për futbollistët e kombëtares duke qenë se Ministria e Jashtme vendosi që t’u heqë atyre pasaportat diplomatike.  Pikërisht në ditën e sfidës me San Marinon për kualifikueset e Botërorit 2022, kjo ministri dorëzoi në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit një shkresë ku theksohej se pasaportat diplomatike u dhanë menjëherë pas Evropianit të 2016, por  pas një VKM të datës 12 qershor të vitit 2016 këto subjekte nuk cilësohen më si kategori që të gëzojnë të drejtën e zotërimit të pasaportave diplomatike.

Po kështu në këtë shkresë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme theksohet se ata që janë të pajisur me këto pasaporta diplomatike mund t’i përdorin ato deri në 30 qershor të 2021.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA