Gjykata e Elbasanit caktoi në spital masën arrest me burg për Ardjan Çapjan, i cili dyshohet se porositi duke paguar 50 mijë euro për vrasje në rrethana cilësuese të Gentjan dhe Nezir Beqirit.

Masa u vendos në repartin e kardiokirurgjisë , ku mbahet i shtruar Çapja i cili pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirugjikale në zemër.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha bën me dije se, Prokurorët thanë në dhomën  ku mbahet i shtruar Çapja se kanë si provë kryesore dëshminë e Ervis Bardhit, i cili ka marrë statusin e dëshmitarit të drejtësisë.

Top Channel