Familja me 6 anëtarë në Berat jeton në mjerim/ Kryefamiljari me probleme të shëndetit mendor e gruaja e sëmurë

01/04/2021 15:18

Një familje nga Berati, me 6 anëtarë jeton në kushte ekstreme të varfërisë.

Kryefamiljari i shtëpisë, Pajtimi Yzi është i sëmurë mendor prej vitesh dhe nuk është trajtuar me kemp apo ndihmë sociale. Por edhe bashkëshortja e tij, Lumturia është e sëmurë me diabet , trompozë , tension e paralizuar dhe sëmundje të tjera. Ata jetojnë në mëshirë të fatit, pa asnjë të ardhur, fëmijët e tyre mbledhin kanoçe për siguruar bukën e gojës.

50-vjeçarja, Lumturia ishte e shtruar prej dy muajsh në spital, ku gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua, më pas spitali e ka nxjerrë dhe nuk e mbajnë më. Mungesa e ilaçeve për nënën e tyre dhe mungesa e shërbimit të infermieres ka detyruar që djali i saj, Meti t’i kryejë shërbimet si gjilpërat qetësuese nënës së tij.

Kjo familje ka vite që jeton pa energji elektrike dhe askush nuk ështē kujtuar që t’ia u lidh sërish. Djali shprehet se “s’kemi asnjë të ardhur, po vuajmë për bukën e gojës, për ne nuk kujtohet askush. Nuk marrim as ndihmë sociale na thonë do gjashtë muaj të dalë”.

“Kërkojmë ndihmë nga shteti apo nga ndonjë biznes kush mund të verë dorën në zemër për ne”, shprehet Meti Yzi.

Top Channel