Duket se Elbasani do të jetë në qendër të vëmendjes së trupit diplomatik në këtë fushatë zgjedhore.

Pas ambasadores Amerikane, në Elbasan zbriti sot Ambasadori Britanik Duncan Norman i cili zhvilloi takime me drejtuesit politik të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, përkatësit numrat dy të dy partive më të mëdha në vend.

Teksa Balla u tregua më diplomatik për këto vizita të shtuara në Elbasan, Bardhi hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj PS për manipulim të procesit zgjedhor.

Elbasani duket se është përcaktuesi i këtyre zgjedhjeve ndërkohë që beteja më e fortë politike zhvillohet në këtë qytet.

Top Channel