Foto/ Tragjike në Greqi, si humbën jetën tre të rinjtë shqiptarë, nga aksidenti edhe dy të tjerë të plagosur në gjendje kritike Covid 19 na ka marrë shumë nga ata tek të cilët gjithkush prej nesh i shikon si shpresa e fundit.
Që kur u shënua rasti i parë i një mjeku që humbi jetën për shkak të Covid 19, na kanë ikur dhe 55 të tjerë. Por jo të gjithë përfshihen në statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë, pasi një pjesë ishin në pension por vijonin të ofronin shërbim shëndetësor në spitale apo klinika private, pra në sistemin jo publik.
Mjekët, një pjesë e të cilëve të pambrojtur duke i shërbyer pacientëve që nuk ishin identifikuar me Covid, jo të gjithë kishin mundësi të respektonin masat mbrojtëse pasi edhe nuk i dispononin në qendrat ku ofronin shërbim me përjashtim të mjekëve në spitalet Covid.
Urdhri i mjekut insiston që Covid 19 të konsiderohet një sëmundje profesionale me qëllim që familjet që humbën jetën për shkak të Covid të përfitojnë nga ky status dhe familjet e tyre të ndihmohen sado pak nga ana financiare.
Top Channel