Prej ditësh tashmë KQZ nuk ka dalë ende në një vendim se cila do jetë fleta e votimit ku shqiptarët do vendosin të pëlqyerin e tyre për qeverinë e ardhshme.

Ndërsa kjo temë është shoqëruar me debate të nxehta në KQZ mes përfaqësuesve të partive politike, varianti më poshtë është ai që po lakohet më shumë për miratim, ku kandidatët janë të listuar me emër dhe mbiemër, por pritet të jetë në versionin vertikal.

Ky format në fakt më herët në mbledhjen e KQZ e cila u ndërpre për një orë pushim u kontestua nga PS e cila është më shumë për një variant me numra pasi sipas tyre lehtëson procesin e votimit dhe numërimit.

Top Channel