Qeveria e Izraelit kushtëzon Autoritetin Palestinez të mos bashkëpunojë me hetimet e Gjykatës së Hagës

31/03/2021 21:05
Gjykata Nderkombetare e Hages

Qeveria e Tel Avivit ka thënë se nuk do të lejojë asnjë projekt ekonomik të zhvillohet në territoret e pushtuara në rast se Autoriteti i Palestinës bashkëpunon me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës në hetimet e saj për akuzat e krime të mundshme te luftës nga Izraeli.

Agjencia palestineze Quds Net shtonte se Izraeli është zotuar të mos kryejë bashkëpunim ekonomik me palestinezët në rast se Autoriteti i Palestinës nuk premton të mos bashkëpunojë me Gjykatën Ndërkombëtare në lidhje me hetimet e krimeve të luftës nga Izraeli.

Agjencia izraelite Makan shtonte se disa vende kanë kërkuar që Izraeli të nisë programe ekonomike në territoret e pushtuara palestineze.

Por me zhvillimet e fundit të Gjykatës Ndërkombëtare, autoritetet hebreje do të heqin privilegjet për zyrtarët e Autoritetit Palestinez, duke theksuar se ministrit të jashtëm Riyad Al-Maliki i ishin hequr tashmë të drejtat e udhëtimit.

Më 3 mars prokurori i Hagës, Fatou Bensouda njoftoi hapjen zyrtare të hetimeve për krime të mundshme lufte nga Izraeli në territoret e pushtuara të Bregut Perëndimor, si dhe në Rripin e Gazës ku është vendosur bllokada ekonomike.

Vendimi është mirëpritur nga Autoriteti Palestinez dhe bota arabe, por është dënuar nga Izraeli dhe SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA