Pjesa e parë mes Spanjës dhe Kosovës është mbyllur me rezultat 2-0 në të mirë të spanjollëve.
Ashtu siç ishte pritur, vendasit filluan trusnin që në fillimin e ndeshjes, duke renditur disa raste.
Fillimisht ishte Ferran Torres që rrezikoi në minutën e 6-të, por goditja e tij nuk ishte e saktë.
Pas tij në minutën e 22-të, Alvaro Morata provoi, por Samir Ujkani ishte në vend.
Kosova tentoi me Milot Rashicën të bëjë diçka më shumë por nuk ia arriti.
Goli erdhi në minutën e 34-të, kur Dani Olmo me një gjuajtje të bukur la fjetur mbrojtjen dhe portierin.
Vetëm pas dy minutash Spanja shënoi për 2-0, kur Torres nga një pozitë jo e lehtë gjeti rrjetën e Ujkanit.
Krejt në fund ishte edhe një rast i Alvaro Morata, por Ujkani bëri një pritje të bukur.
Top Channel