VLORË- Një makinë tip Ford ka marrë flakë pak më parë gjatë bulevardit “Ismail Qemali”.

Automjeti ka qenë në lëvizje ndërkohë që drejtuesi i tij ka ndjere që në pjesën e motorit po dilte tym.

Drejtuesi ka braktisur makinën dhe ka njoftuar zjarrfikësit të cilët kanë fikur zjarrin qe ka përfshirë të gjithë automjetin.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 31.03.2021, rreth orës 08:14, në bulevardin “Ismail Qemali”, një mjet i markës “Ford”, me drejtues shtetasin Z. K, në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm deme materiale.

Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA