Lushnje/ Dy persona kërcënojnë rojen, i marrin paratë e firmës së ujit dhe ia mbathin
31/03/2021 09:32
Dy persona të paidentifikuar kanë kërcënuar rojen e një firme uji në fshatin Zhamë Sektor në Lushnje.
Më pas, ata kanë marrë një sasi parash dhe ia kanë mbathur. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Lushnjë/Informacion paraprak
Më datë 30.03.2021, rreth orës 22:00 në fshatin Zhamë Sektor, Njësia Administrative Dushk, dy persona ende të paidentifikuar duke kërcënuar rojen, kanë marrë një sasi parash të një firme uji.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorëve.
Top Channel