Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 03°C në 15°C, në zonat e ulëta nga 10ºC në 22°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 23°C.
Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 05°C në 15°C dhe në zonat e ulëta nga 07°C në 17°C.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës:
Top Channel