Gazetarja Anila Hoxha dha disa detaje në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur në vitin 2012.
Ajo përmendi disa prej dëshmive të bashkëpunëtorit me drejtësinë Ervis Bardhi, i cili u pagua nga Ardian Çapja që të vriste babë e bir Nezir e Gentjan Beqiri.
“Prokuroria e Elbasanit ishte brenda tik takut hetimor, duhej të pyetej Olsi Leka dhe të kryhej një ballafaqim i tyre. Duheshin të pyeteshin nëna e Beqirit e dy policët. Bazuar tek përgjimet, në një moment dy nga policët thonë se atyre ua hapën derën e neve nuk na e hapën derën. Gentian Beqiri ruhej se kishte frikën e Çapjave se ai akuzohej për vrasjen e Sokol Capjas, prandaj ishte në arrest shtëpie. Nuk e kalonte kushdo pragun e shtëpisë së tyre, madje as policët. Etjen Cani, si i besuar i tyre, ai merr rolin e ndërmjetësit dhe ai garanton që të afrohej shoqëria me viktimën. Ai nuk e hapte derën, më tej Ervis Bardhi afrohet me Gentjan Beqirin dhe siguron një kartë për të kaluar. Së bashku me Olsi Lekën. Ndërsa Olsi Leka zbulon që në atë moment nëna e viktimës po zbriste, i thotë që duhet të ikin. Ervisi godet fillimisht viktimën dhe në mënyrën se si e përshkruan është e njëjtë me pozicionin se si u gjet viktima. Dëshminë e mënyrës se si është qëlluar viktima. prokurorët e quajnë si provën më të rëndësishme. Prandaj e kthen dosjen pas për ta përcaktuar si vrasje me pagesë apo vrasje në bashkëpunim për arsye të tjera”, tha Hoxha.
Kujtojmë 53-vjeçari u arrestua një ditë më parë, si i dyshuar për vrasjen e babë e bir, Gentjan dhe Nezir Beqiri në vitin 2012, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij Florenc Çapja.
Gentian dhe Nezir Beqiri u vranë në banesën e tyre, ndërsa ishte në “Arrest shtëpie” dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve.
Si ndodhi vrasja e dyfishtë në vitin 2012 në Elbasan:
Mëngjesin e së mërkurës të vitit 2012, disa persona iu drejtuan apartamentit të Beqirit, në lagjen “Sporti i Vjetër”, dhe policëve që qëndronin tek dera iu prezantuan si shokë të Beqirit. Derën e shtëpisë e ka hapur pikërisht i ati i tij, ndërsa ata sapo u futën brenda qëlluan për vdekje me tre plumba në kokë 35-vjeçarin Gentin Beqiraj, teksa flinte në dhomën e gjumit në apartamentin e tij, pasi ishte i paralizuar dhe në arrest shtëpie për një tjetër vepër penale, ndërsa babai i tij u rrah barbarisht me sende të forta dhe u godit me thika, duke iu thyer 6 brinjë dhe plasur hemorragjia në tru dhe në mëlçi. Që nga koha e implikimit dhe e vënies nën akuzë për pjesëmarrje në vrasjen e Çapjes, Gentian Beqiraj kishte ndryshuar edhe identitet dhe njihej si Ardian Metaj. Policia e Elbasanit arrestoi së pari dy policët që përgjigjeshin për ruajtjen e tij.
Top Channel