Vaksinimi në Durrës po vijon në të gjitha qendrat shëndetësore.
Gjithashtu po vijon normalisht edhe në qendrat e posaçme të vaksinimit të ngritura për mësuesit, personelet mjekësore dhe për pedagogët e universitetit “A.Moisiu” të Durrësit.
Në dispozicion të Durrësit për procesin e vaksinimit të të moshuarve mbi 80 vjeç që po kryhet pranë qendrave shëndetësore janë 15 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac, ndërkohë që deri më tani është shpërndarë një sasi prej 8000 dozash. Në këto ditë të para janë vaksinuar rreth 50-60 të moshuar për qendër në ditë. Pas vaksinimit nuk kanë shfaqur probleme shëndetësore.
160 pedagogë e kanë marrë dozën e parë të vaksinës gjatë këtyre 3 ditëve. Procesi në kampusin universitar nisi ditën e premte, ndërkohë që jo të gjithë kanë mundur t’i bashkohen këtij procesi, pasi përveç hezitimit ka dhe mjaft pedagogë që e kanë kaluar muajt e fundit, apo po e kalojnë Covidin dhe duhet të presin për një tjetër moment.
Top Channel