Rilinda Selimi bashkëshortja e Shkëlzen Selimit e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000. Fillimisht ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Librazhdit dhe më pas, për rreth një dekadë në Gjykatën e Fierit. Në vitin 2010, Selimi është transferuar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa prej vitit 2013 e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Apelit.

Përveç pasurisë marramendëse të fituar ndër vite, një pikë që shton pikëpyetjet është edhe sesi Selimi u dëmshpërblye me 30 mijë euro për anulimin e një fluturimi drejt Italisë. Por megjithëse ajo është bashkëshortja e një gjyqatri të shkarkuar për lidhje të forta me krimin, u rikonfirmua si gjyqtare.

“Kriteri i përshtatshmërisë për mua si person është një kriter që duhet të zbatohet në mënyrë rigoroze. Sepse është kriteri që tregon pikërisht se sa lidhje kanë këto subjekte që ne do të na garantojnë të drejtën dhe do të luftojnë krimin. Sa lidhje kanë ata me figura të papaërshtatshme të botës së krimit. Nëse bashkëshorti ose bashkëshortja do të ishin larguar për mos justifikim të pasurive do të duhej që të përjashtohej dhe tjetri. Por kjo duhet parë rast pas rasti” u shpreh juristja, Lirime Cukaj.

Rikonfirmimi i saj në sistemin e drejtësisë ngre pikpyetje për mënyrën se si po pastrohen radhët nga të korruptuarit. Nëse bashkëshorti ka patur lidhje me figura të krimit edhe bashkëshortja e tij është e paragjykuar. Gjykimi për figurën e saj u bë duke i anashkaluar këto elementë të rëndësshëm. Megjithatë, sëfundmi Komisioneri Publik nëpërmjet një rekomandimi edhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ka ankimuar konfirmimin e Rilinda Selimit si gjyqtare.

Emisioni i plotë

Top Channel