Mbërritja e vaksinës AstraZeneca dhe vaksinës kineze ka bërë  që të nisë vaksinimi masiv edhe në qarkun e Shkodrës.

Çdo ditë, njoftohen qindra të moshuar për tu vaksinuar dhe radhët nisin që prej orës 7 të mëngjesit pavarësisht se procesi zyrtarisht i vaksinimit nis në orën 9.

Ora shënon 10 e 30 minuta dhe ka vetëm 1 orë e gjysëm që ka nisur procesi i vaksinimit por siç e shikojmë edhe nga pamjet, tashmë nuk ka asnjë të moshuar në radhë.

Të interesuarit, paraqiten pranë pallatit të sportit dhe ne pak minuta plotësojnë formularin dhe marrin vaksinën. Siç duket, e gjitha radha krijohet nga ora 7 deri në orën 9 kur të gjithë të moshuarit nxitojnë të marrin vaksinën pavarësisht se procesi nis në orën 9.

 

Top Channel