Të moshuarit në radhë për vaksinën/ Kamëz, pallati i kulturës kthehet në qendër vaksinimi

30/03/2021 20:20

Pallati i Kulturës në bashkinë e Kamzës, nga sot është shndërruar në qendër të vaksinimit masiv të popullatës.

“Kjo vaksinë është shpëtimi I gjithë popullatës. E ndjej veten jashtëzakonisht mirë. Edhe 5 ditë me ja marr kësaj jete është mirë. Ja shton jetën vetes.”, tha qytetari.

Ndihem mirë pas vaksinimit. Jam 82 vjeçe. Covidin e kalova shumë keq, me oksigjen në shtëpi.

Plotësova formularin dhe mjekja mbajti shënim, nëse vuaj nga ndonjë sëmundje, nëse kam diabet, tension, astmë, etj. Më pas bëra vaksinën. U vaksinova me vaksinën kineze Coronavax.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vetën një ditë më parë u vaksinuan mbi 20 mijë njerëz duke kaluar edhe pritshmëritë që janë 10 mijë persona në ditë. Gjithsej deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar 95 mijë njerëz.

“Qejf nuk e kam patur bërjen e vaksinës, por tani që po ju shihja ju në televizor, erdha ta bëj. Jam 81 vjeç. Nuk më ka cënuar fare virusi. Me fisin kemi mbi 1 vit, që flasim vetëm në telefon. Jemi ruajtur jashtëzakonisht shumë”, tha qytetari.

Mjekja më tha, që po më dhembi krahu do të bëj kompresa. Po pata temperaturë të pi një paracetamol.

Kjo vaksinë duhet bërë, sepse ka më shumë të mira , se të këqija. Po e bën gjithë bota dhe janë të certifikuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA