KORÇË – Shtyhet seanca e Zani Çaushit për në datën 14.04.2021 pasi është paraqitur një raport i vlerësimit të rrezikshmërisë të të dënuarit dhe kjo kërkon kohë për palët që të njihen me raportin.

Seanca e sotme e Zani Çaushit ishte për ndryshimin e llojit të sigurisë së burgut ndërkohë që një tjetër seancë është parashikuar të ndodhë edhe në ditët në vijim për kërkesën e lirimit me kusht.

Zani Çaushi iu rikthyer edhe njëherë kërkesës së tij për lirimin me kusht si dhe për kërkesës të parë për ndryshimin e llojit të sigurisë. Çaushi vuan dënimin në siguri të lartë në IEVP, Drenovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA