Sërish shifra të ulëta infektimesh me COVID/ 11 humbje jete në 24 orët e fundit, rreth 32 mijë raste aktive

30/03/2021 17:41

Dita e sotme ka shënuar sërish shifra të ulëta infektimesh me COVID, por rritje të të vdekurve.

Nga 2730 testime kanë rezultuar pozitivë 304 qytetarë dhe kanë ndërruar jetë 11 të infektuar me COVID.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:   92 raste në Tiranë, 25 në Shkodër, 22 në Fier, 15 në Gjirokastër, nga 11 raste në Lushnje, Vlorë, nga 10 raste në Durrës, Devoll, 9 në Pogradec, nga 7 raste në Korçë, Sarandë, nga 6 raste në Elbasan, Berat, Mallakasër, Divjakë, nga 5 raste në Kukës, Kavajë, 4 në Dibër, nga 3 raste në Lezhë, Tropojë, Tepelenë, Peqin, Shijak, Cerrik, nga 2 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë, Librazhd, Malësi e Madhe, Prrenjas, Patos, nga 1 rast në Rrogozhinë, Kamëz, Mat, Përmet, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kolonjë, Klos, Gramsh, Skrapar, Vorë, Poliçan, Dropull, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 593 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 90,617 që nga fillimi i epidemisë.

Sërish kemi pasur ulje të pacientëve në spitalet COVID, ku aktualisht po trajtohen 293 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

11 qytetarët që kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 51- 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19”, shkruan ministria.

Statistika (30 Mars 2021)

Raste të reja ditore        304

Të shëruar në 24 orë     593

Të shtruar në spitale      293

Humbje jete në 24 orë    11

Testime ditore                2730

Testime totale            555,930

Raste pozitive             124,723

Raste të shëruara         90,617

Raste Aktive                31,879

Humbje jete                  2227  ulëta

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   22083

Fier        2607

Durrës                   1309

Gjirokastër  1242

Shkodër                1199

Vlorë                     1107

Korçë     779

Lezhë                    419

Elbasan                 387

Kukës                    359

Dibër    329

Berat                     59

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA