Rrëmbimet në Turqi ishin të rreme? Arrestohen 2 shqiptarë dhe 1 italian. Ja çfarë dëshmoi e dashura e biznesmenit

30/03/2021 13:08

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen se inskenonin rrëmbime dhe personat që bashkëpunonin me ta i rekrutonin për ISIS.

Dy shqiptarë, të identifikuar si Fredi Frrokaj dhe Olsi Mitraj, 42 dhe 41 vjeç dhe italiani nga Brescia, Alberto Zanini, 54 vjeç janë arrestuar nga policia gjatë mëngjesit të sotëm.

Ata mendohen të kenë planifikuar arrestimin e sipërmarrësve Sergio Zanotti  e Alessandro Sandrini në prill të vitit 2016 në Turqi. Sipërmarrësi italian Alessandro Sandrini nga ana e tij akuzohet se ka bashkëpunuar fillimisht me rrëmbyesit shqiptarë për të simuluar rrëmbimin e tij me qëllim shkëmbimi parash, por që sapo ka mbërritur në Turqi është dorëzuar peng në duart e grupit terrorist.

Sandrini, 35 vjeçari u largua për pushime në Adana, në Turqinë e Jugut. E dashura e tij foli para hetuesve në Itali duke u thënë: “Para se të largohej, ai më siguroi që do të kthehej sa më shpejt në Itali dhe  100 mijë euro do të ishin të miat nëse do ta kisha mbajtur lojën me familjen e tij, gazetat dhe policinë.”

Pjesë nga shkrimi i La Repubblica për këtë ngjarje

Ata ishin katër shokë në lokal që donin të fitonin para. Të gjithë me biznese të vogla me fitim të ulët dhe disa qarqe kriminale të profilit të ulët. Ata vendosën të provonin një goditje të madhe: të hynin në biznesin e rrëmbimeve xhihadiste në Siri.

Kështu lindën dy rrëmbimet më të çuditshme në historinë e kohëve të fundit, ato që i shtynë Alessandro Sandrini dhe Sergio Zanotti të bien dakord për të luajtur një simulim ose për të përfunduar një marrëveshje paralele, vetëm për të përfunduar në duart e xhihadistëve të vërtetë për tre vjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA