Polici i rremë i kërkon shoferes akt seksual për të reduktuar gjobën e trafikut (fotot)

30/03/2021 18:16

Një person i mbrapshtë që hiqej si oficer policie ndaloi një grua me makinë në Britani, dhe i kërkoi të kryente një akt seksual për të reduktuar gjobën £5,000 që “i vendosi”.

28 vjeçari Jimmy Cash, kishte ndaluar viktimën e tij në autostradën A495 në Uells dhe i tha se po drejtonte mjetin përtej limitit të shpejtësisë.

Mashtruesi tha më tej se po i vendoste një gjobë prej 5,000 paundë, se gruaja do te humbiste lejen e drejtimit dhe se duhet të dilte në gjyq.

Më pas polici i rremë i tha se gjoba do të reduktohej në £4,000 nëse ajo kryente një akt seksual ndaj tij.

Dje në gjyqin e tij në Caernarfon, u tha se gruaja kishte frikë se do të “përdhunohej e do të vdiste” gjatë ngjarjes së tmerrshme.

Cash, nga Christchurch në jug të Uellsit, mohon akuzën e kërcënimit por ka pranuar akuzën e maskimit si një oficer policie.

Teksa u shfaq në gjykatë me lidhje direkte video nga burgu HMP Berwyn, Cash u dënua me dy vjet e tetë muaj burgim.

Gjykatësi Rhys Rowlands tha: “Kuptohet që ajo ishte e tmerruar, trembej se do të sulmohej seksualisht dhe se mund të vdiste në duart e tij. Gratë si në rastin e viktimës, kanë të drejtë të lëvizin mes komuniteteve të ndryshme pa u trembur nga lëndimi apo nga ngacmimet e burrave”.

Në gjykatë u tha se viktima drejtonte një makinë të shtrenjtë luksi, më 20 tetor të vitit të shkuar, rreth orës 2.30 të drekës.

Ndërsa Cash drejtonte një Audi të zezë, me të cilën kishte arritur nga prapa viktimën dhe e ndaloi me sinjalizimin e dritave.

Ai i bëri shenjë me dorë dhe gruaja ndaloi duke besuar se ishte një makinë policie pa shenja dalluese.

Viktima tha se Cash dukej “profesional dhe i veshur në të zeza” si dhe shtoi se “fliste me besim dhe me njohuri sesi i flet dikujt një oficer policie”.

Viktima e paemëruar tha se ai dukej “shumë bindës” dhe se vërtet e kishte ndaluar atë për tejkalim shpejtësie.

Cash i kishte thënë se ishte i “skuadrës së drogave” dhe se “po i bënte një favor policisë rrugore”.

Ai i tha me tej viktimës se kishte “dy opsione”, duke shtuar: “Kjo do të të kushtojë shumë dhe duhet të dalësh në gjyq. Do të humbasësh patentën por unë do tregohem i mirë me ty”.

Kur ai i kërkoi që kryente aktin seksual, gruaja e kuptoi që ai nuk ishte oficer policie dhe aktivizoi një mjet regjistrimi në celularin e saj.

Pasi hipi në makinën e saj, Cash kërkoi 5,000 paundë, ose 4,000 paundë dhe favorin seksual.

Në regjistrim dëgjohej që Cash që i thoshte viktimës se “nuk je e detyruar ta bësh këtë nëse nuk dëshiron.”

Gruaja insistoi se do të paguante paratë dhe nuk do të kryente akte seksuale, prandaj drejtoi te qyteti Whitchurch bashkë me Cash në makinë.

Më pas ai i kishte thënë se kishte pesë minuta kohë, ose ndryshe “nuk do të ecte kurrë më”.

Por viktima u largua dhe shkoi në një kafene ku kërkoi ndihmë për të thirrur policinë, ndërsa Cash ia kishte mbathur.

Në deklaratën e saj viktima tha: “Prej atëherë bota nuk më duket vend i sigurtë. Mendoja vazhdimisht, përse më ndodhi kjo mua, përse më zgjodhi mua?”. /TheSun/

FOTO GALERI
1/3
28 vjeçari Jimmy Cash hiqej si oficer policie dhe ndaloi një grua me makinë në Britani

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA