Në kërkim të fakteve për Tom Doshin/ Prokuroria kërkon provat nga ambasada amerikane për kreun e PSD

30/03/2021 15:12

Insistimi Ambasadës Amerikane që Tom Doshi mos të ulet përsëri në karrigen e deputetit ka prodhuar hedhjen e hapave konkret e të shpejtë nga departamenti dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Është vetë kjo prokurori që konfirmon se përmes një shkrese zyrtare drejtuar ambasadës amerikane kërkohen detaje që kjo seli dipolomatike disponon për  Tom Doshin, kandidat në Tiranë e Shkodër nën siglën e PSD.

Ky veprim proceduarial i Prokurorisë së Përgjithshme vjen një javë më pas nga marrja e kërkesës prej KQZ për verifikimin e 28 kandidatëve mes tyre edhe Tom Doshi. Javët e fundit në mënyrë konstante vetë ambasadorja amerikane Yuri Kim e ka kthyer çështjen Doshi, në një kalë beteje në emër të një parlamenti me figura të pastra.

Si argument, ambasadorja Kim ka përdorur shpalljen non grata publikisht nga Sekretari amerikan i shtetit të Tom Doshit në vitin Prill të vitit 2018 me arsyen e përfshirjes në një korrupsion të nivelit të lartë. Deri më sot ambasada amerikane asnjëherë nuk ka bërë publike për episodin apo episodet e ditura nga SHBA për përfshirjen e Doshit në korrupsion. E para që do të mund ta marrë këtë përgjigje do të jetë prokuroria e përgjithshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA