Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, ku ka ndërruar jetë një 27-vjeçar.

Makina me drejtues shtetasin P. L., ka aksidentuar një motorr me drejtues E. Ç., i cili ndërro jetë në spital.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion shtesë

Më datë 30.03.2021, rreth orës 17:15, në rrugën “Bardhyl”  mjeti me drejtues shtetasin P. L., ka aksidentuar një motorr me drejtues ende të paidentifikuar rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.  Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e ndodhur në rrugën “Bardhyl”  ju bëjmë me dije se ;  Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motorrit shtetasi me iniciale E. Ç., 27 vjeç.  Ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. L, u shoqërua në ambientet e komisariatit Nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Top Channel