“S’e humbi hijen e malësorit për nji mortajë zezonash”, Çun Lajçi infektohet me COVID

29/03/2021 17:57

Artisti shqiptar Çun Lajçi ka informuar se është prekur nga koronavirusi përmes disa vargjeve të publikuara në profilin e tij.

Ai thotë se do të shpëtojë nga COVID-19, duke e quajtur virusin që ka marrë mijëra jetë një mortajë zezonash.

Artisti thotë se kur të vdesë nuk do të dojë t’i sjellin buqeta lulesh e t’i vendosin fotografinë në shkallët e teatrit.

Postimi i plotë:

Nëse…!
Nëse e han dreqi me shpëtua nga Covidi, bahet mirë për mua e bahet mirë edhe për juve.
Pse?
Se s’do t’keni nevojë me ma zmadhue fotografinë as me ble buçetën me lule e me vu n’shkallët e teatrit të fotografia ime e zverdhueme!
Po
Kam thanë, e po them, Drelajt janë larg me ardhë ju mbas kufomës sime!
Atje ka zogj e njerëz s’me duhen për kurtuazi!
Nëse e han dreqi më shpëtua nga virusi, keni shpëtua edhe ju, se s’ka me iu ra mallkimi që s’ishit tjetër pos fotografi mashtrimi. Jo, malësori s’duron hipokrizi!)
Rrini rehat, se nuk vdes nga nji virus, jo, nuk e humbi hijen e malësorit për nji mortajë zezonash!
Po
Dua me m’përcjellë zogjët, kur t’vie koha, ju jo, e me vdekë tue knua bashkë me mua, trumcakët e bjeshkëve t’mia!
Dardani, 28.03.2021

Top Channel