Gazetari i Top Channel dhe autori i ciklit të dokumentarëve, “Gjurmë Shqiptare” Marin Mema është vlerësuar me titullin qytetar nderi i qytetit të Gjilanit në Kosovë.

Në ceremoninë e mbajtur nën kushtet e pandemisë kanë marrë pjesë, jo vetëm krerët më të rëndësishëm të institucioneve në këtë qytet, por edhe përfaqësues të lartë të Komunës Shqiptare të Bujanocit në Serbi.

Lutfi Haziri, kryetari i komunës Gjilan është shprehur:  “Do të vazhdojmë përpjekjet tona bashkërisht që Gjilanit, me i sjellë miq , Gjilani me u pasuru edhe më pas të nderojmë emra si Marin Mema me qenë në listën e qytetarëve të nderit.

Ka folur dhe Ambasadori i Shqiperisë, Qemal Minxhozi. “Marini nuk është thjesht nga një trevë e Shqipërise, nga jugu i Shqipërise, por Marini është nga çdo trevë shqiptare, secila atë e ndjen,  jo thjesht si bashkombas, por si pjesëtar i komunitetit të lagjes, të qytetit, të zonës ku jeton”.

Gjatë fjalës së rastit, gazetari Marin Mema e vuri theksin, tek ajo që e quajti beteja e re e shqiptarëve e që sipas tij, lidhet me ndërtimin e një ekonomie të fortë kombëtare.

Sot kemi një betejë te re, që për mua është një betejë ekonomike, një betejë për të mundur t’i japim një të ardhme shqiptarëve. Një betejë që kërkon, që ne të jemi shumë më të fortë, të shfrytëzojmë shumë më mirë pasuritë që kanë tokat shqiptare, të cilat, per fat të keq, sot nuk janë shfrytëzuar ashtu siç duhet. Është koha që sot, të mos shohim më të rinjtë shqiptare të rrugëtojnë gjithkund në botë për të gjetur të ardhmen e tyre, por të qëndrojnë në tokat shqiptare për t’i dhënë një të ardhme me frymën e tyre, këtyre tokave , pasurisë së vendit tonë”, thotë gazetari.

Për Marin Memën, çmimi në Gjilan, një komune me rreth 90 mijë banorë, e drejtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, vjen vetëm pak javë pas vlerësimit të marrë në qytetin e Deçanit.  Pas ceremonisë zyrtare, gazetari i Top Channel është pritur në Prishtinë, në një takim kortezie edhe nga kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti, ku është folur për problemet e shqiptarëve, rritjen e dijes dhe vetëdijes si një detyrë e rëndësishme e institucioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA