Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim ka marrë pjesë në homazhet për deputetin e PS-së, që humbi betejën me Covid 19.
Homazhet për Bashkim Finon po mbahen në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë, nga ora 11:00 deri në orën 16:00, ndërsa përcjellja do të bëhet në orën 16:00.
Deputeti socialist, Bashkim Fino është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare. Ai ishte prekur nga Covid 19 prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar.
Bashkim Fino lindi më 12 tetor 1962 në Gjirokastër. Ishte Kryeministër i Shqipërisë prej 9 mars 1997 deri më 29 qershor 1997. Kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë. Në vitin 1992, Fino u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.
Karriera e tij politike në Partinë Socialiste është e hershme. Prej vitit 1997 e në vazhdim ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore.
Top Channel