Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, Kryemadhi: Ishte kundër çdo konflikti absurd, i lindur për të qenë kryeministri i pajtimit

29/03/2021 10:52

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino si pasojë e Covid-19.

Kryemadhi e cilëson si një “socialist të vërtetë, i cili ishte kundër cdo konflikti absurd dhe kishte lindur për të qenë kryeministri i pajtimit”.

“Me hidhërim të madh mësova lajmin se u nda nga jeta një njeri i mirë, një socialist i vërtetë. Njeriu që ishte kundër çdo konflikti absurd, i lindur për të qenë kryeministri i pajtimit.

U prehsh në paqe Bashkim”, shkruan Kryemadhi.

Deputeti socialist, Bashkim Fino është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare. Ai ishte prekur nga COVID-19 prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar.

Në nderim të deputetit Bashkim Fino, sot, më 29 mars, nga ora 11:00-16:00, do të organizohen homazhe në Pallatin e Kongreseve. Përcjellja bëhet në orën 16:00.

Top Channel