Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, Basha: Zë i rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit

29/03/2021 10:45

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për deputetin socialist Bashkim Fino i cili u nda nga jeta pasi humbi betejën me covid.

Një zë të rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit, kështu e cilëson Basha.

“Me trishtim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, ish-ministrit dhe ish-deputetit Bashkim Fino. Jam i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Fino dhe gjithë të dashurve të tij. U prehtë në paqe”, shkruan Basha në Twitter.

Top Channel