Lezhë/ Grabitet një karburant, autorët kërcënuan punonjësin dhe morën xhiron e ditës

29/03/2021 09:23
Foto ilustruese

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Lezhë-Tiranë, dy persona ende të paidentifikuar, i kanë marrë xhiron ditore punonjësit të një karburanti.

Dy personat e maskuar u kanë bërë presion punonjësve të karburantit me sende të forta (shkop) dhe u kanë marrë një sasi lekësh të xhiros ditore.

Mësohet se shume e grabitur është 150 mijë lekë të vjetra.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel