Sot i është dhënë lamtumira ish-kryeministrit të 1997-ës dhe deputetit të Partisë Socialiste, Bashkim Fino.

Edhe në emisionin “Open” po trajtohet kjo ngjarje e trishtë për të gjithë vendin.

Analisti Frrok Çupi tha se ai ishte një person që luftoi ndryshe dhe nuk u përpoq kurrë që të ishte dikush tjetër, por qe gjithmonë vetvetja.

“Ai luftoi ndryshe, Fino e shfryu tensionin, ai ishte ai që ishte nuk u përpoq që të ishte dikush tjetër. Ai realisht është një hero, ai kuptoi një gjë, filozofinë e Sokratit, ‘Njih veten’, ai njohu veten, bëri maksimumin sa qëndroi në postin e tij, pastaj ai kurrë nuk u mburr, nuk u zvarrit në poste e kurrë nuk kërkoi hakmarrje”, tha ai.

Top Channel