Humbi jetën për të shpëtuar kolegët, Rama vizitë në familjen e Arjan Salës

29/03/2021 10:41

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë sot familjen e 32-vjeçarit Arjan Sala, i cili humbi jetën mes flakëve në magazinën e veshjeve pranë një qendre tregtare në Tiranë.

Dy ditë më parë qeveria vendosi të nisë procedurat për shpalljen “Dëshmor të Atdheut” të riun.

Sala dha jetën për të shpëtuar punëtorët e tjerë. Ai u fut mes flakëve për të kontrolluar nëse kishte të tjerë të bllokuar brenda ambientit që u përfshi nga zjarri.

Trupi i pajetë i të riut u nxor mëngjesin e së shtunës pas rreth 60 orësh kërkime.

Top Channel